Një shqiptar 36-vjeçar është dëbuar me urdhër të policisë nga shtëpia e tij, pas denoncimit të që ka bërë gruaja e tij. Ajo ka treguar në polici se në mënyrë të vazhdueshme është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti i saj.
Ngjarja ka ndodhur në shtetin fqinj Itali. Sipas gruas, (identiteti i të cilës e as bashkëshortit nuk bëhen të ditur), bashkëshorti i saj dhunonte edhe fëmijët e vegjël dhe klima në familje ishte keqësuar shumë, aq sa ishte bërë e padurueshme. Mediat lokale italiane shkruajnë se pas denoncimit të gruas, burri u urdhërua të dilte nga banesa dhe të mos u afrohej gruas dhe fëmijëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/