Dritan Nikolli, Gazmend Dervishi dhe Bruno Shehu kanë ruajtur përputhjen në dëshmi me një tjetrin ndërsa kanë deklaruar se nuk kanë qenë në të njëjtën makinë me Gazmend Dervishin.
Prokuroria ka zbardhur gjithë momentet e dëshmisë së tyre duke vënë theksin tek tentativa që kanë ata për ti shpëtuar procesit për vrasje.
Sipas tyre, ditën e ngjarjes janë takuar në pikën e karburantit IP”, në lagjen nr.14 Shkozet dhe më pas janë nisur të dy me automjetin e markës Volsvagen Golf 4, me ngjyrë të zezë me targë AAxxx, për tek fabrika e prodhimit të peletit që ndodhet në Maminas. Kur kanë mbërritur aty kanë dëgjuar të shtëna dhe kanë parë disa automjete dhe punonjës policie dhe nga frika janë larguar disa metra nga rruga dhe janë afruar pranë disa shtëpive në këmbë.
Ata kanë mohuar që të kenë qenë duke udhëtuar se bashku me shtetasin Gazmend Dervishi, me automjetin e ndaluar nga policia. Ata shprehen se nuk ka dijeni se kujt i përket ky automjet. Nga ana e policisë gjyqësore janë kryer veprimet e nevojshme proceduriale, nga ka rezultuar se tre të dyshuarit kanë qenë duke udhëtuar me automjetin e mësipërm të sekuestruar nga policia gjyqësore.
Nga kryerja e hetimeve të deritanishme si dhe nga informacionet e mbledhura nga policia gjyqësore ka të dhëna të arsyeshme të bazuara në prova se tre të dyshuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qenë duke kryer veprime të drejtëpërdrejta për kryerjen e vrasjes me paramendim, me përdorimin e armëve luftarake.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/