Tradhtia bashkëshortore nuk një moshë e kufi, 54-vjeçarja fishek poshtë derës rivales

Tradhtia bashkëshortore nuk një moshë e kufi, 54-vjeçarja fishek poshtë derës rivales

85
0
Shares

Një 54-vjeçare ka kërcënuar fqinjën e saj me një fishek të futur në zarf duke ja lënë poshtë derës. Ndërsa shkak ka qenë një mashkull që duket e dëshirojnë të dyja femrat e martuara, mësohet se kërcënuesja me inicialet K. K., po ndiqet në gjendje të lirë.
Burimet zyrtare të policisë së kryeqytetit, bëjnë të ditur se më datë 20. 01. 2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për K. K., 54 vjeç, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesën e fqinjës së saj, ka vendosur, një zarf me një fishek vepër e parashikuar nga neni 278 e 84 i Kodit Penal.
Nga burimet të tjera të policisë lokale, mësohet se rivalitetit mes tyre ka nisur për një mashkull. Kjo nuk është hera e parë që dy gratë janë përfshirë në konflikte me njëra-tjetrën, ndërsa edhe një javë më parë ishin shoqëruar në polici.
Të njëjtat burime sqaruar se shkak është bërë një mashkull, i cili ka hyrë në jetën e të dyja grave. Si 54-vjeçarja, ashtu edhe fqinja e saj jetojnë me bashkëshortët e tyre, por me sa kjo nuk ka qenë pengesë që dy femrat ti dërgojnë “mesazhe” me fishekë njëra-tjetrës.
Gjatë marrjes në pyetje, K. K., ka deklaruar se nuk ka lidhje me këtë ngjarje dhe se sipas saj, kjo gjë është një sajesë nga ana e “rivales” së saj. Ndërkohë, “viktima” ka pohuar se 54-vjeçarja është bërë një pengesë për lidhjen e saj jashtëmartesore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY