Lind foshnja me dhëmbë

Lind foshnja me dhëmbë

57
0
Shares

Në spitalin ostetrik të Perugia në Itali, Santa Maria della Misericordia ka ndodhur një rast i rrallë, ku kalindur një foshnje me dhëmbë.

Ardhja në jetë e vogëlushes është bërë me anë të lindjes natyrale, me gjendje shumë të mirë shëndetësore,ku më pas u zbulua se kishte dy dhëmbë në pjesën e poshtme të gojës. Një rast shumë i rrallë, i cili mesatarisht ndodh në 2-3 raste ndër 10 mijë lindje.

Përballë kësaj situate të pazakontë, mjekët kërkuan konsulencën e strukturës së kirurgjisë orale. Drejtuesi i saj, Giuseppe Lomurno dhe doktor Daniele Paradiso ranë dakord për heqjen e dhëmbëve, me anë të një ndërhyrje të lehtë.

Ndërhyrja u bë mëngjesin e kësaj të marte, 24 orë pas lindjes dhe gjithçka shkoi me sukses. Mësohet se vogëlushja Esther gëzon shëndet të plotë dhe se nuk ka asnjë pasojë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY