Ndotet uji i pijshëm banorët e Krujës kanë përfunduar në spital në gjendje të rëndë me të vjella e diarre. Mësohet se disa banorët e lagjes “Derede Dollak” janë furnizuar me ujë të pijshëm të ndotur, çka ka çuar në marrjen e baktereve dhe përkeqësimin e menjëhershëm të gjendjes së tyre shëndetësore. Ndotja e ujit ka ardhur nga çarja e tubacioneve dhe më pas përzierja e tij me fekalet.
Lajmi konfirmohet nga Shefi i Inspektorit Mjedisor në DSHP e Krujës, Durim Kulli. Ai pohon se uji është i ndotur nga bakteri Escherichia-coli, e njohur ndryshe si salmonela.
“Sinjalizimin e parë e kemi marrë para 4 ditësh. Pacientët e parë para 4-5 ditësh. Menjëherë kemi bërë analizat e ujit të pijshëm. Uji është ndotur nga bakteri Escherichia-coli. Është një pjesë që furnizon popullatën e lagjes nr. 4. Bëmë bllokimin e linjës, e mbyllëm tërësisht dhe po monitorojmë punën që po bëhet për desinfektimin e ujit. Po punojmë për të gjetur shkakun. Çarja e tubacionit nga përmbytjet dhe bashkimi me ujërat e zeza mund të jetë një shkak. Aktualisht janë 1-2 pacientë të shtruar në spital”, ka thënë Kulli.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/