Spitali i Sarandës
Një tjetër fëmijë ka vdekur nga i ftohti. Këtë herë ka qenë një fëmijë 7-muajsh i cili është dërguar pajetë mbrëmjen e sotme në Spitalin e Sarandës.
Pas konstatimit të vdekjes nga mjekës u lajmëruan efektivët e policisë të cilët kanë nisur dhe hetim për ngjarjen.
Por në këtë moment, ka ndërhyrë babai i foshnjës i cili nuk ka pranuar që të kryhej autopsia, duke refuzuar të firmosë kërkesën e grupit hetimor.
Sipas burimeve nga spitali dyshohet që vajza e vogël të ketë vdekur nga të ftohtit.
Kjo ngjarje e rëndë ka prekur një familje e ardhur nga Dibra, e cila nuk ka shtëpi. Për këtë arsye familja Spahiu, e kalon natën në ambientet e shkollës së fshatit Cerkovicë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/