Nga Interpol Tirana u krye sot ekstradimi nga Stockholmi/Suedi, drejt vendit tonë, Baftjar Brukës lindur më 20. 06. 1991 në Kukës.
Bruka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar mbi bazën e vendimit nr. 80, datë 25. 02. 2015 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg“, për akuzat “Vepra për qëllime terroriste“, “Krijim të grupit të strukturuar kriminal“, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal“, parashikuar nga nenet 230, 333/a dhe 334 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, ku parashikohet dënimi maksimal “Burgim i përjetshëm“.
Baftjar Bruka dyshohet për vendosjen e bombave me komandim në distancë të vendosura më datën 10. 02. 2015 në Tiranë, kundër farmacisë në pronësi të babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri si dhe pranë urës “Vasil Shanto“, te stacioni i autobusit.
Baftjar Bruka së bashku me Vladimir Gjutën u shpallën në kërkim pas vendosjes së tritolit në këto dyu raste.
Gjuta u kap në qershor në pikën kufitare të Morinës, ndërsa Bruka u arratis në Suedi. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Stockholmin/Suedi, u bë i mundur arrestimi i tij në Suedi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/