Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Edi Rama, takim me familjarët e viktimave të 21 janarit

21/01/2016
Edi Rama, takim me familjarët e viktimave të 21 janarit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ne foto familjare te viktimave te 21 janarit ne pritje te takimit me Kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot familjarët e viktimave të 21 janarit të vitit 2011 në një ceremoni përkujtimore në 5-vjetorin e humbjes së jetës para Kryeministrisë gjatë demonstratës së opozitës dhe qytetarëve.

Në 21 janar 2011, gjatë një demonstrate para Kryeministrisë të organizuara nga opozita e atëhershme, pati përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë.

Kur kishte gati 2 orë që po sulmohej Kryeministria, mbetën të vrarë katër protestues: Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

Kryeministri Rama u ka premtuar familjarëve të viktimave të 21 janarit angazhimin e një studioje ligjore ndërkombëtare për të zbardhur vrasjet.

“Ne do të angazhojmë një studio ligjore me reputacion ndërkombëtar, që të merret me vrasjet e 21 janarit, për të zbardhur të plotë dhe për të nxjerrë përgjegjësit e vërtetë”, tha ai gjatë një takimi më familjarët e viktimave një vit më parë.

“Ne nuk do të ndërhyjmë te drejtësia, te gjykatat dhe Prokuroria, siç kanë ndërhyrë ata që sot akuzohen për vrasjet e 21 janarit dhe tragjedi të tjera në këtë vend”, deklaroi kryeministri në takimin e para një viti me familjarët e Hekuran Dedës, Ziver Veizit, Aleks Nikës dhe Faik Myrtajt.

Protesta e 21 janarit për “700 mijë euro”

Hetimet e zhvilluara deri tani kanë fajësuar oficerë të gardës për goditjen e protestuesve por ende nuk janë sqaruar rrethanat dhe momentet e vrasjes së tyre. Ekspertizat e publikuara deri tani kanë evidentuar vetëm një armë të gardës që ka qëlluar plumbat vrastarë ndërkohë që nuk ka dakordësi me ekspertizat të cilat flasin për goditje rikoshetë.

Protesta e opozitës u bë pak ditë pas publikimit të një video ku shfaqej Ilir Meta duke folur për një bakshish të supozuar prej 700 mijë eurosh.

Meta dhe doreheqjen dhe iu nënshtrua një procesi gjyqësor në gjykatën e Lartë të cilin e fitoi me argumentin se përgjimet nuk përbëjnë provë për sa kohë nuk janë të autorizuara nga organet kompetente.

Vetë Berisha kur u pyet në një intervistë lidhur me faktin se pse nuk inkurajoi arrestimin e Metës ai tha se nga shpjegimi që kishte marrë nga zëvëndëskryeministri i tij Ilir Meta, shifra 700 mijë euro përkonte me financimin e kompanisë në biznesin për të cilin bëhej fjalë përgjatë regjistrimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.