DETAJET/ Ardian Çipa flet për ngjarjet në Fier, Vlorë, Durrës dhe Manëz

DETAJET/ Ardian Çipa flet për ngjarjet në Fier, Vlorë, Durrës dhe Manëz

468
0
Shares

Drejtori i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa, ka përjashtuar mundësinë që ngjarjet me pasojë vrasje në Fier dhe Vlorë, si edhe rrëmbimi i Gazmend Çollakut në Durrës dhe vrasja më vonë edhe e tij, të kenë lidhje me njëra-tjetrën. Sipas Çipës, vrasja e Çollakut nuk ka lidhje me Fierin dhe Vlorën dhe as me tre personat e arrestuar si vrasës me pagesë.
Nga Durrësi ku ishte së bashku me prokurorin Blerim Tominaj për analizën e ngjarjeve të fundit kriminale në këtë zonë, ai tha gjithashtu se edhe tre të arrestuarit në Manëz, nuk ishin vrasës me pagesë. Objektivi që ata kishin është marrë në mbrojtje nga Policia.
Sa i takon çështjes së vrasjes së Gazmend Çollakut, Ardian Çipa deklaroi se është duke u punuar intensivisht për të zbardhur dinamikën dhe vënë përpara përgjegjësisë autorët.
“Jemi të angazhuar për të gjitha ngjarjet në Vlorë e Fier që është duke ecur shumë mirë për kapjen e autorëve. Grupet e punës po punojnë për të formatuar grupet kriminale, lidhjet e tyre dhe identifikuar asetet kriminale që ata kanë përfituar përmes aktivitetit kriminal”, ka thënë
Ndërkohë, Çipa ka përgëzuar policinë e Durrësit për parandalimin e ngjarjes.
“Përgëzoj strukturat e policisë për marrjen në kohë të informacionit, menaxhimin e tij dhe parandalimin e vrasjes. Janë marrë masa, kemi marrë në analizë gjithë informacionin dhe këto ngjarje kanë lidhje me ngjarje që janë kryer jashtë Shqipërisë dhe do merret në mbrojtje çdo qytetar që do i rrezikohet jeta”, tha Çipa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY