Ish-Kryeministri Berisha i përmbahet pikë për pikë asaj cfarë ka thënë më 21 janar 2011 edhe sot pas 5 vitesh nga ajo ngjarje.
Ja deklarata e tij sot në parlament:
“Sot bëhen 5 vite që nga puci i 21 janarit Pas 100 vitesh shtet organizuan pucin ndaj qeverisë dhe sulmuan pushtetin ekzekutiv nën drejtimin PS dhe Edi Ramës. Një përpjekje e shëmtuar e paprecedent që nga viti 1924, persona të paguar të pajisur me mjete dhune sulmuan për orë të tera ndërtesën e kryeministrisë ku po punonte Kryeministri me shpresën se ai do ua lironte zyrën.
U vranë 4 qytetarë. Zhvillimet mëvonshme treguan se Edi Rama sakrifikoi me qëllimin e vetëm që të merrte pushtetin.
Sot kanë kaluar 5 vite, por turpi i zi dhe faqja e zezë dhe krimi i shëmtuar rëndon mbi Edvin Kristaq Ramën dhe suitën e tij.
Shfrytëzoj me këtë rast për të dënuar edhe njëherë aktin e tyre të shëmtuar, përpjekjen e tyre puciste dhe për tu thënë se institucionet demokratike nuk mund të pushtohen më dhunë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/