Një person i shpallur në kërkim për veprën penale”Mashtrimi në sigurime”, është vënë nën prangat e policisë së Kukësit.
Nga ana e burimeve të policisë lokale, mësohet se specialistë të Seksionit Narkotikëve, në Drejtorinë e Policisë Kukës arrestuan dje personin e shpallur në kërkim, Shpresa Beqiri, 53 vjeç banuese në Kukës.
Të njëjta burime saktësuan se arrestimi i saj u bë, pasi gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin Nr. 712, datë 21. 07. 2015, e ka dënuar me 6 (gjashtë) muaj burg, për veprën penale”Mashtrimi në sigurime”, të parashikuar nga neni 145 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/