Policia e Devollit ka arrestuar një person i cili ka hyrë me dhunë në një banesë dhe ka goditur me sende të forta një vajzë dhe gjyshen e saj.
Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se i arrestuari është 24-vjeçari Ergest Palloj, banues në fshatin Poloskë (Devoll). Mësohet se për motive të dobëta, që ka të bëjë me një dashuri të refuzuar nga ana e vajzës për djalin, ai ka hyrë me dhunë në banesën e 24-vjeçares me iniciale M. N., në fshatin Ponçarë duke shkatërruar dyert e banesës e disa orendi shtëpiake, si dhe ka goditur me sende të forta të renë dhe gjyshen e saj, 84-vjeçaren me iniciale V. Z.
Të dhunuarat kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe pas mjekimit në spitalin e Bilishtit janë larguar për në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhunimi i banesës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/