Tutori shqiptarë detyroi të dashurën britanike të prostituoj me 110 meshkuj brenda...

Tutori shqiptarë detyroi të dashurën britanike të prostituoj me 110 meshkuj brenda 22 orësh

62
0
Shares

Një 25-vjeçare britanike ka rrëfyer për “Daily Mail 6 vjetët e tmerrit të saj në Greqi, kur i dashuri i saj shqiptar e shiti te një grup tutorësh prostitutash për ta kthyer në skllave seksi.

Megan Stefëns tregon se si në moshën 14-vjeçare njohu teksa ishte me pushime në Greqi një djalë shqiptar me të cilin ra në dashuri.

Ajo tregon për se i dashuri i saj, i quajtur Jak, e shiti te një grup tutorësh dhe ajo është detyruar madje që të kryejë marrëdhënie seksuale me 110 meshkuj brenda 22 orësh.

Për gjashtë vjet, anglezja përjetoi tmerrin, teksa thotë se flinte mesatarisht me 50 meshkuj në natë për vetëm 15 paund për akt.

Ajo tashmë jeton e fshehur, pasi ka frikë se mos trafikantët e gjejnë dhe i bëjnë keq familjes së saj. Në moshën 14-vjeçare, pra në vitin 2004, ajo shkoi në Greqi me pushime mamanë e saj ku njohu shqiptarin Jaku.

Ky më pas e shiti te një tutor prostitutash, i quajtur Leo, i cili e shfrytëzoi për 6 vjet me radhë vajzën e mitur, deri sa ajo u arratis në fund të vitit 2009.

Ajo ka vite që bën terapi për të kaluar 6 vjetët e tmerrit. Njohja me shqiptarin ndodhi në një bar. E ëma e saj, gjithnjë i thoshte se kishte diçka që nuk shkonte te Jaku, që në atë kohë ishte 22 vjeç. Pas romancës erdhi edhe ferri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY