Prokuroria e Durrësit do të hetojë plagosjen e Artan Gjermenit

Prokuroria e Durrësit do të hetojë plagosjen e Artan Gjermenit

67
0
Shares

Policia e Tiranës ka dërguar në Prokurori materialet për plagosjen  gjyqtarit Artan Gjermeni. Mësohet se dosja është referuar për veprën të plagosjes së lehtë me dashje, pasi nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se Gjermeni është plagosur nga një person ende i pa identifikuar.
Burime nga prokuroria konfirmojnë se dosja do t’i delegohet Prokurorisë Durrësit për veprime të mëtejshme. Në bazë të ligjin Prokuroria e Tiranës nuk mund të hetojë një gjyqtarë të këtij rrethi për shkak të konfliktit të interesit.
Vetë Artan Gjermeni nuk ka pranuar të japë shpjegime, duke i qëndruar versionit fillestar se është plagosur aksidentalisht në garazhin e tij. Por këto deponime nuk e kanë bindur policinë, pasi nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe e kamerave të sigurisë hedhin poshtë versionin e tij.
Policia thotë se 18 mijë eurot dhe 2.5 milion lekë të vjetra që u gjetën në makinën e Gjermenit janë sekuestruar si provë, së bashku me celularin. Artan Gjermeni ka ngritur pretendime mbi kontrollin që i është bërë makinës,duke e cilësuar si shkelje.
Por drejtues të lartë të policisë së Tiranës thanë se automjeti në këtë rast konsiderohet si vend i një ngjarje kriminale dhe kontrolli është bërë për të mbledhur prova.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY