Pak orë para se të humbte jetën në alpet franceze legjionari shqiptar Denis halili ka komunikuar me të afërmit e tij në Facebook.
Fakti se një shqiptar ka humbur jetën nga orteku në Alpet franceze, pasi ishte bërë pjesë e një kampi legjionarësh të huaj që stërviten për llogari të ushtrisë franceze është mësuar vetëm një ditë më pas.
Denis Halili, 22 vjeç nga Dibra, është viktima shqiptare e kësaj tragjedie natyrore në Francë, ku kanë humbur jetën pesë ushtarë.
Humbjen e djalit e konfirmoi ambasada shqiptare në Francë.
Nga ekipet e shpëtimit u gjenden 14 ushtarë, 4 prej të cilëve ishin plagosur sipas zyrtarëve francez.
Sipas medieve franceze, ata ishin pjesë e një grupi prej 50 ushtarësh të cilët po bënin ski në afërsi të qendrës së skive në Valfrez.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/