Hajdarmataj: 4 pyetje për ministrin Lefter Koka

Hajdarmataj: 4 pyetje për ministrin Lefter Koka

50
0
Shares

Deputetja e PD-së, Mimoza Hajdarmataj ui bëri sot 4 pyetje ministrit të Mjedisit, Lefter Koka ndërsa ky i fundit po raportonte në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Tregetine dhe Mjedisin.

1. Cfarë ju ka penguar, ne kushtet e kesaj katastrofe me pyjet, te denoncuar me force nga Opozita, te paraqitur me fakte ( me video dhe foto) nga media elektronike dhe e shkruar, nga rrjetet sociale etj, te ngreni nje Task Force nderinstitucionale per te frenuar kete masaker?

2. Pse nuk ka patur asnje audience publike, teknike, jopolitike te ministrise qe ju drejtoni, me eksperte te pyjeve dhe mjedisit per pasojat qe sjell shkaterrimi nga dora njerezore dhe impaktin e tyre tek permbytjet?

3. Perse nuk shkuan asnjeher ne burg masakruesit e pyjeve qe pasurohen me pasurite tona kombetare por shkuan ne burg me qindra raste familjare per “krimin e madh” te rilidhjes se dritave?

4.Perse nuk ju kemi pare asnje here te shqetesuar qofte dhe mediatikisht, te dilni ne terren per inspektim dhe te percillni nje mesazh sensibilizuas per pyjet?”

Qeveria ka shpallur ndërkohë moratoriumin për pyjet por dnërkohë prerja poa vijon me rritje të madhe në të gjithë vendin. Ndërkohë moratoriumi i gjuetisë nuk zbatohet. Qindra kafshë të egra u vranë në këtë mes dimri në të gjithë vendin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY