Shkrimtari dhe përkthyesi Agron Tufa ka publikuar në profilin e tij në “Facebook” dokumente autentike të denoncimit dhe më pas pushkatimit të të ashtuquajturve armiq të popullit dhe të regjimit komunist në Shqipëri. Dokumentet përmbajnë denoncimet dhe listat me emrat e personave që u ekzekutuan padrejtësisht në Postribë ku mes tyre kishte edhe priftërinj.
Masakrat e përgjakshme në Postribë ku u ekzekutuan me qindra burra dhe me dhjetëra shtëpi u dogjën. Dhe që u denoncuan si armiq të Shqipërisë dhe kolaboratoristë të agjenturave të huaja.
“Zotërinj gjyqtarë, Zoti kryetar!
Lejomëni të parashtroj akuzën t’ame kundër një grupi udhëheqësh të një organizate tradhtare-sabotatore, të cilët, të lidhur me kriminelët e luftës dhe Armiqt e Popullit, brenda dhe jashtë Shtetit, të shtyrë dhe të ndihmuar nga agjentë të shteteve të huaja, kanë kërryer akte sabotimi, spiunazhi, terrorizmi dhe përpjekje me armë në dorë për rrëzimin me forcë të pushtetit popullor dhe për sjelljen në fuqi të Rrëgjimit shtypës dhe shfrytëzues të Ballit dhe Legalitetit”, shkruan koka e një letre denoncuese”,
shkruan Tufa ne FB..
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/