Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ 3 persona në pranga për vrasjen në Manzë, si u zbulua makina me armë dhe benzinë

19/01/2016
EMRAT/ 3 persona në pranga për vrasjen në Manzë, si u zbulua makina me armë dhe benzinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kishin marre 10 mije euro per te kryer nje vrasje te nje te riu ne Manze. Foto e tij u gjet ne xhepin e pantollanave te njerit prej te arrestuarve.Policia thote se pas kontrollit te telefonave eshte gjetur edhe porositesi I vrasjes I cili tashme eshte ne kerkim.

Viktima e mundshme I perket ai edhe grupeve te lidhura me trafikun e droges dhe vrasja kishte te bente me larje hesapesh mes trafikantesh.

Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivat e Komisariatit të Policisë Shijak, në kuadër të goditjes dhe parandalimit të akteve të rënda kriminale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve dhe mbajtjen nën kontroll të personave me rrezikshmëri shoqërore, kanë bërë të mundur sot arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• Gazmend Dervishi 38 vjeç, banues në Shkozet, Durrës;

• Dritan Nikolli 38 vjeç, banues në Sukth, Durrës;

• Bruno Shehu 31 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi:

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Efektivat e Komisariatit të Policisë Shijak, në afërsi të Fabrikës së Tullave në Maminaz, identifikuan mjetin tip Benz, me xhama të zinj, me targa gjermane HTB564, me drejtues shtetasin Gazmend Dervishi dhe pasagjerë shtetasit Dritan Nikolla dhe Bruno Shehu.

Efektivat e Policisë i kanë bërë me shenjë të ndalojnë, por drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi.

Efektivat e Policisë e kanë ndjekur për rreth 30 min deri sa kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit dhe të personave që ndodheshin në mjet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Benz dhe në banesat e shtetasve të mësipërm,, i’u gjetën dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provave materiale:

• një armë zjarri tip automatik model 56;

• një pistoletë me mulli, kalibër 38;

• dy krëhëra me 60 fishekë;

• automjeti tip Benz me targa gjermane HTB564;

• dy kapuça- maskë;

• tre palë doreza;

• dy shishe benzinë 1.5.litra;

• 2 celularë.

makina ekapur bidonat

Shtetasit e mësipërm, janë eksponentë me rrezikshmëri të lartë kriminale, me preçedentë penalë të mëparshëm, në fushën e veprave penale kundër personit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Në thelb është një konflikt midis dy grupeve kriminale për prishje të pazareve në fushën e lëndëve narkotike dhe lidhet më një tentative vrasje midis tyre.

Shtetasit e mësipërm, kishin planifikuar që pasi të kryenin aktin kriminal do të digjnin makinën dhe do të largoheshin me një automjet tjetër.

makina ekapur autmatik

Drejtoria e Policisë Durrës, nuk jep më shumë detaje mbi objektin e sulmit dhe personat e përfshirë për arsye hetimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Vrasja e mbetur në tentativë” parashikuar në nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.

makina e kapur 1

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.