Drejtorja e BE takon drejtuesit e PD: Reforma në Drejtësi me konsensus...

Drejtorja e BE takon drejtuesit e PD: Reforma në Drejtësi me konsensus e bashkëpunim të palëve

58
0
Shares

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Eduard Halimi dhe Zëdhënësja e Grupit Jorida Tabaku, të shoqëruar nga Ekspertët e Opozitës për Reformën në Drejtësi, pritën në një takim Drejtoren për Europën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Europian (EEAS) Angelina Eichhorst, me të cilën biseduan rreth Reformës në Drejtësi.
Që në fillim të takimit, Halimi e informoi zyrtaren e Bashkimit Europian mbi qëndrimin dhe vullnetin e Partisë Demokratike, për të kontribuar në realizimin e një Reformë reale në sistemin e drejtësisë, bazuar në standardet e Komisionit të Venecias, duke e konsideruar këtë reformë si jetike për vendin, në funksion të ndërtimit të një sistemi drejtësie me mekanizma të qëndrueshëm që të luftojë korrupsionin, por nga ana tjetër që garantojnë pavarësinë e sistemit nga politika.
Halimi ndau shqetësimin me Eichhorst mbi veprimet e mazhorancës për të përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me opozitën në realizimin e kësaj reforme, si dhe rrezikun evident që ekziston për kapjen politike të sistemit të drejtësisë nëpërmjet amendamenteve kushtetuese të propozuara nga mazhoranca.
Halimi u shpreh se pas daljes së Opinionit Paraprak të Komisionit të Venecias, Partia Demokratike kërkoi që të bëhej një draft i përbashkët bazuar në standardet e Venecias dhe se vullneti i mirë do tregohej në rast se do respektoheshin sërish të gjitha rekomandimet e Venecias. Mirëpo, kjo ishte e pamundur, për shkak se përsëri mazhoranca ndërtoi një proces të njëanshëm dhe dërgoi për mendim final në Komisionin e Venecias një draft të njëanshëm, që shmang rekomandimet e Venecias.
Nga ana e saj, Eichhorst e konsideroi realizimin e Reformës në Drejtësi si një nga prioritetet kyçe për ecurinë e Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në këtë proces. Ajo ndau të njëjtin mendim se palët duhet të bashkëpunojnë në mënyrë të sinqertë në realizimin e këtij procesi, sipas të njëjtin model te aplikuar gjate procesit të miratimit te akteve ligjore dhe kushtetuese për dekriminalizimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY