BIZNESI I RI/Kreditë e këqija, kompani private që marrin përsipër borxhin

BIZNESI I RI/Kreditë e këqija, kompani private që marrin përsipër borxhin

85
0
Shares

Në mbledhjen e ardhshme Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të lehtësojë procedurat për licencimin e kompanive private të cilat do të blejnë borxhin e keq që kanë bankat e nivelit të dytë.

Në një intervistë për “Vizion Plus”, drejtori i Mbikëqyrjes Deniz Deralla thotë se kreditë e këqija në fund të nëntorit u ulën në 19.8%, ndërsa të dhënat që ka banka, flasin për një ulje akoma më të madhe edhe gjatë dhjetorit.

Një numër i madh kompanish kanë nisur procesin e ristrukturimit të kredive, mes tyre janë edhe firmat, të cilat kanë më shumë se gjysmën e portofolit të huave me probleme në banka. Banka e Shqipërisë është në prag të miratimit të disa udhëzimeve, të cilat do të shmangin përballjen e kompanive dhe bankave në gjykata, në mënyrë që të shkurtohet koha e gjatë që nevojitet deri në ekzekutimin e kolateralit.

Banka e Shqipërisë së bashku me qeverinë dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar kanë nisur që prej gushtit zbatimin e planit të masave për uljen e kredive të këqija, të cilat kapën shifrën 24% gjatë fillimit të vitit të shkuar, duke na bërë vendin e parë në rajon me numrin më të lartë të këtyre huave.

Në bazë të planit, ministria e Drejtësisë do të depozitojë në kuvend dhe ndryshime në ligjin për falimentin dhe Kodin Civil, të cilat priten të ndikojnë në uljen e këtij borxhi.vizion+

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY