Basha: Edi Rama e ka shëndetësinë biznesin e vet

Basha: Edi Rama e ka shëndetësinë biznesin e vet

49
0
Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot se Rama e ka kapur shëndetësinë për ta kthyer atë në një minierë të përfitimeve të mëdha përmes kampionit të korrupsionit, Beqja.

“Cdo bashkeqytetar qe halli e ka cuar ne dyert e spitaleve, eshte ndjere sot edhe me keq kur ka degjuar kokoshin qe flet nga nje salle me regji e me audience te sjelle me force per suksese dhe fitorje qe nuk i prek askush.
E kunderta, shendetesia eshte ne diten me te keqe. Sepse shendetesia e kapi qe ne fillim per ta kthyer ne minieren me te madhe te perfitimeve permes atij qe njihet tashme si kampioni i korrupsionit, Ilir Beqa.
Keto vite, ilacet humben sigurine, spitalet umbushen me militante te paafte, mjeket e talentuar dhe infermieret me pervoje u dhunuan nga nje minister i paafte, nga nje qeveri injorante, e ditur vetem per te vjedhur. Mbi 360 milione euro qe mund te ishin investimi historik ne shendetesi u ndane me klientelen ne koncesionet me skandaloze qe kane ndodhur ndonjehere. 100 milione euro i dha Edi Rama mikut te tij me nje murator per sterilizimin, nderkohe qe spitalet po rrenohen nga cdo mungese, nga radhet e gjata e nga mallkimet e qytetareve qe nuk gjejne zgjidhje vecse duke nxjerre qindarkat e fundit. 120 milione euro i dha kokoshi dhurueses se tij per check up qe nuk e ben as 20 perqind e popullsise, por ama parate e shqiptareve jane dhene, jane futur ne xhep.
Shko shih nje here ne pavionet e infektivit, te pediatrise, te kirurgjise, se si dergjet masa e madhe e pacienteve e familjareve te tyre, te drobitur e te shkaterruar nga financat, para se te rregullosh regjine e propagandes. Po sigurisht, ti dhe miqte tuaj e keni shendetesine per biznes. Korrupsioni eshte norma jote, stili yt i jeteses, po ajo qe ke bere me shendetesine me beqen tend eshte krim per te cilin do pergjigjesh para njerezve dhe votuesve qe i mashtrove, i vodhe dhe i le ne ne pike te hallit”.

Shefi i opozitës deklaroi menjëherë pasi Edi Rama mbajti një fjalim në Durrës lidhur me promovimin e një shërbimi elektronik për recetat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY