Banorët e Lazaratit dhe ministri Tahiri bëhen bashkë: Nuk ka militantë të...

Banorët e Lazaratit dhe ministri Tahiri bëhen bashkë: Nuk ka militantë të ISIS në këtë fshat

57
0
Shares

Foto Arkiv – Saimir Tahiri në fshatin Lazarat

Banorët e Lazaratit kanë reaguar ashpër pas publikimit të artikullit në gazetën britanike “Daily Mirror” sipas së cilës në fshatin e tyre jo vetëm kultivohet kanabis, por aty veprojnë edhe militantë të ISIS.
Të turpshme dhe të qëllimshme i cilësojnë banorët të thënat e këtij artikulli.
“Shkrimet nuk janë të vërteta, janë të turpshme. Nuk ka militantë të ISIS në fshatin tonë. Nuk ka persona që kanë ikur jashtë këtij fshati”, thonë banorët.
Edhe Imami i fshatit shprehet se ISIS është një grup terrorist, ndërsa myslimanët janë paqësorë.
“Myslimanët nuk bëjnë jo vepra të dhunshme. Myslimanët nuk janë të dhunshëm. ISIS është një grup terrorist, ne jemi paqësorë”, ka thënë Imami.
Nga ana e tij edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahir ka hedhur poshtë lajmin e publikuara në disa media të huaja se nga Shqipëria shkonin armë dhe drogë drejt Sirisë.
Në përfundim të analizës vjetore të Policisë së Tiranës, Tahiri tha se “nuk janë të vërteta lajmet për Shqipërinë të publikuara në mediat e huaja”.
Reagimet kundër artikullit të gazetës britanike kanë ardhur edhe nga kreu i uniformave të Policisë, Haki Çako, i cili i cilësoi këto informacione si filma të realizuar në studio televizive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY