Pritjet e gjata për të marrë shërbim në spitale, shpesh herë si pasojë e fluksit, kanë sosur durimin e një gruaje e cila i është drejtuar e revoltuar mjekut që duhet t’i priste. Por përgjigjja që ka marrë prej tij i kalon normat e etikës.
Incidenti i radhës ka ndodhur në Qendrën Shëndetësore nr. 1 të Tiranës, ku pas debatit me një paciente që priste në radhë mjeku i drejtohet asaj me një fjalor asfare të denjë, duke i thënë ik p… dhe na cave tr…
Rasti është raportuar nga “Shëndet +”.
Ja biseda mes tyre
Pacientja: Pse ça jam unë? Monstra!
Doktori: A ka mundësi të mos bërtasësh?!
Pacientja: Si të mos bërtas? Unë po prisja në radhë, po se nuk i plas njeriu me këto monstra që jeni ju, jeni kthyer në një tufë monstrash!
Doktori: Ik p…..!!
Pacientja: Ouu djali, më kë po flet ti, me nënën tate apo motrën tate more? P….. shko thuaj motrës tate e gruas tate, idiot.
Doktori: Na çave tr*pin, llap llap, ik e nxirreni përjashta idioten. Edhe s’e dinë me kë janë edhe kërkojnë llogari.
Ndërkohë pacientja është drejtuar për tek drejtoresha e Qendrës Shëndetësore (e cila nuk ndodhej aty pasi e kishte kryer turnin e saj) dhe duke bërtitur pacientja shprehet për mjeken me të cilën debatoi fillimisht: “Do të ta tregoj unë ty moj bukuroshe me sy të zinj, që ke paguar 7000 euro për të ardhur këtu. Do e shohim mirë punën tate. Njerëz të ndyrë!” Pas kësaj pacientja është larguar shumë e acaruar nga kjo qendër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/