Parlamenti nis sot sesionin e ri të tij. Seanca e parë parlamentare është thirrur në orën 17:00.
Sesioni i 6 pritet të jetë mjaft i nxehtë politikisht për shkak të disa reformave, përfshirë këtu reformën në drejtësi. Gjithashtu përveç nismave ligjore, pritet që pjesë e diskutimit të jetë dhe një reformë tjetër mjaft e rëndësishme, ajo zgjedhore, për të cilën tashmë është miratuar ngritja e një komisioni parlamentar.
Rendi i ditës i seancës së sotme
1. Hapja e punimeve të Sesionit të VI-të.
2. Njoftimi i akteve normative të depozituara në Kuvend.
3. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 21. 12. 2015.
4. Njoftimi/miratimi i programit të punës së Kuvendit për periudhën 18 janar – 28 shkurt 2016.
5. Njoftimi/miratimi i kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 18 janar – 5 shkurt 2016.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/