REFORMA NË DREJTËSI/ Zbardhet opinioni i PD, kundërshtitë dhe propozimet për “Venecian”

REFORMA NË DREJTËSI/ Zbardhet opinioni i PD, kundërshtitë dhe propozimet për “Venecian”

86
0
Shares

Zbardhet opinioni i Partisë Demokratike, që do t’i bashkëngjitet draftit përfundimtar të reformës në drejtësi dhe që do të niset drejt Komisionit të Venecias. Bëhet me dije se janë 42 vërejtje, në 73 faqe material, që demokratët kanë listuar si kundërshti me draftin e ekspertëve dhe të përkrahur nga socialistët. Po kështu, edhe LSI-ja do të ketë opinionin e saj bashkëngjitur draftit final.
PD-ja shënon në këtë draft se mazhoranca ka deformuar mendimet e ‘Venecias’. Kështu, opozita argumenton mendimin e saj, se emërimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duhet bërë me 2/3 dhe jo me 3/5, të cilën e quajnë një formulë çimentimi dhe kapjeje politike të sistemit, për vetë faktin se mazhoranca i ka 84 votat e sigurta, ose thënë ndryshe 3/5.
Në raport theksohet se ky shqetësim është evidentuar edhe në rekomandimet e ‘Venecias’, por ekspertët e Partisë Socialiste nuk e kanë reflektuar. Skema aktuale e krijimit të institucioneve, sipas demokratëve është e komplikuar dhe sjell mbivendosje të kompetencave.
Ekspertët e Partisë Demokratike, kritikojnë parashikimet për ndërprerjen e mandatit të funksionarëve të lartë në sistemin e drejtësisë. Drafti parashikon ndërprerjen e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, ndërkohë që vetë ‘Venecia’, zëvendësimin e tij nuk e sheh të domosdoshëm. Ekspertët demokratë nuk bien dakord edhe mbi rolin e presidentit në emërimin e gjyqtarëve.
Sipas tyre, është deformuar komenti i Komisionit të Venecias për këtë çështje, duke e zhveshur presidentin nga çdo kompetencë. Një tjetër mendim i PD-së, është se në këtë opinion kritikohet mosreflektimi i Komisionit të Venecias për ngritjen e Gjykatës së lartë Administrative, duke argumentuar se vetë ekspertiza europiane e 21 dhjetorit e ka kundërshtuar këtë institucion, për shkak se Shqipëria nuk i ka burimet e mjaftueshme njerëzore dhe financiare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY