Gramoz Ruci i tërheq veshin Metës: Zbato rregulloren këtë sesion

Gramoz Ruci i tërheq veshin Metës: Zbato rregulloren këtë sesion

66
0
Shares

Kryetari i Grupit Parlamentar, Gramoz Ruci, i kërkoi sot kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta të respektojë procedurat dhe rregulloren e Parlamentit.

“Kërkoj 2 gjëra: Të zbatohet rregullorja e Kuvendit që secili tu nënshtrohet procedurave parlamentare; të përdoren të gjithë mundësitë parlamentare për të justifikuar të qenit deputet”, tha ai pasi pak më parë kishte konstatuar se opozita kishte folur shumë më tepër se mazhoranca në seancat e debatit parlamentar.

“E lamë opozitën shumë më tepër se sa qeveria të flasë në parlament”, tha Gramoz Ruci gjatë fjalës së tij në parlament duke mos përmendur asgjë më shumë për një sesion parlamentar që sapo ka kaluar.

Në vijim Ruci nuk përmendi ndonjë sukses të Parlamentit apo arritje të qeverisë e cila mund të ishte përkthyer si sukses edhe në parlament.

Ruci në vijim tha se një nga problemet e sesionit tjetër ishte mosegzistenca e kontrollit parlamentar. Në sesionin e shkruar tha ai nuk ka asnjë seancë pyetjesh, asnjë seancë me debat , asnjë seancë mosbesimi.

Është i vetmi parlament ku opozita nuk përdor instrumentat parlamentar. Urojmë që të mos ketë shpërdorim fjale në të ardhmen.

Kryetarit i Kuvendit Meta u shmang nga debati por megjithatë deklaroi se të gjithë deputetët janë dëshmitarë se rregullorja është zbatuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY