Grabitet supermarketi i rradhës, sonte në Vlorë

Grabitet supermarketi i rradhës, sonte në Vlorë

62
0
Shares

Një tjetër supermarket është grabitur sonte në Vlorë, në afërsi të urës së Mifolit.

Tre persona të maskuar dhe të armatosur u futën në ambientet e supermarketit duke grabitur xhiron e ditës dhe mallra.

Bëhet fjalë për një shumë rreth gjysëm milionë lekë sic raporton policia.

Grabitja është bërë me armë pistoletë. Bëhet e ditur se nuk ka pasur dëme në njerëz, por pronari i supermarketit që ndodhej aty është kërcënuar nga njëri prej grabitësve,

Supermarketi është në pronësi të I.N. Policia ka shkuar në vendngjarje ndërkohë që ka ngritur postblloqe në rrugët e mundshme të lëvizjes së grabitësve. Në të dy anët e rrugës së Novoselës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY