Sipas një raporti të ri të Oxfam International, 62 miliarderët më të pasur në botë kanë më shumë pasuri se gjysma tjeter popullsisë së botës. Sipas raportit në fjalë, të pasurit kanë parë që vlera e pasurisë së tyre është rritur në mënyrë marramendese gjatë pesë viteve, deri në fund të vitit 2015. Në vitin 2010, ne një krahasim i tillë, pasurin sa gjysma e botës e kishin 388 persona.
Oxfam lëshoi raportin e saj vjetor përpara Forumit Ekonomik Botëror në qytetin zviceran të Davos, një tubim vjetor i liderëve politikë dhe financiarë. Studimi është bazuar në të dhënat e listës vjetore të “Forbes” dhe nga “Credit Suisse’s Global Wealth Databook”.
Grupi anti-varfërisë, lideri i së cilës ishte bashkë-kryesues i forumit vitin e kaluar, do të thërrasë edhe më shumë vëmendje ndaj ndarjes së pasurisë, shkruajnë mediat e huaja.
Top 62 pasanikët, sipas këtyre të dhënave, kanë rritjen e pasurisë së tyre neto për më shumë se gjysmë trilioni dollarë në mes të 2010 dhe 2015, ndërsa 3.6 miliardë njerëz “të varfër” humbën një trilion dollarë.
Të dyja këto grupe llogaritet të kenë një pasuri prej 1.76 trilion dollarë pasuri.
“Pasuria është duke lëvizur me shpejtësi drejt të ‘mëdhenjve’”, ka thënë Gawain Kripke, drejtor i politikave dhe hulumtimit në Oxfam America. Gjithashtu është vlerësuar se hendeku ndërmjet të ardhurave më të pasurve dhe më të varfërve është gjithashtu në rritje.
Më të varfrit, rreth 20 për qind e botës – të cilët jetojnë nën kufirin e varfërisë së skajshme, duke jetuar me më pak se 1.90 dollar në ditë – rrallë kanë parë rritje të tyre midis 1988 dhe 2011, ndërsa më të pasurit, rreth 10 për qind të tyre, gëzuan një rritje prej 46 për qind.
“Ekonomia globale nuk është duke punuar për të tërhequr këta njerëz nga varfëria ekstreme”, ka vlerësuar Deborah Hardoon, nënkryetare e hulumtimit të Oxfam-it.
E një raport i veçantë i publikuar vitin e kaluar nga Pew Research Center gjeti se varfëria në mbarë botën ka rënë gati përgjysmë gjatë dekadës së kaluar.
Megjithatë, 71 për qind e popullsisë së botës mbeten me të ardhura të ulëta ose të varfër, që jetojnë me 10 dollarë ose me më pak në ditë.
E kur bëhet fjalë për një klasë të mesme globale, Pew e ka quajtur atë “një premtim më shumë se sa realitet”. Ndërsa, shtohet se ndonëse klasa e mesme pothuajse është dyfishuar gjatë dekadës në 13 për qind në vitin 2011, ajo ende përfaqëson një pjesë të vogël të popullsisë së botës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/