Mania e Erion Veliajt për të imituar në çdo gjë Presidentin Amerikan, Barack Obama, përpos paranojës së tij është shndërruar në objekt humori, deri edhe tallje në rrjetet sociale.
Dy fotot më të fundit, të qarkulluara në rrjetet sociale, i vënë Obamën dhe Veliajn në “pozita të njëjta” përpara fëmijëve që kanë zgjedhur të imitojnë nga një hero… Por edhe Veliaj ka zgjedhur të imitojë Obamën, duke “fotokopjuar” foton shumë më të hershme të Presidentit amerikan, në një ‘variant të ri” si kryebashkiak i Tiranës.
Dhe gjetja më e fundit e një tjetër “të përbashkët”, të Veliajt te Obama, është përcjellë midis komenteve të shumta ironike e tallëse edhe me fotomontazhin e Genc Sejkos, të një fotoje zyrtare të çiftit presidencial amerikan me çiftin kryeministror shqiptar…, i cili shkruan “besimplotë” se “S’ka mbetur gjë tjetër”…
Për më shumë mund të lexoni edhe …
FOTO LAJM/ Gjendet në Tiranë “vëllai” i Obamës
/web/FOTO_LAJM_Gjendet_ne_Tirane_vellai_i_Obames_11740_1.php
Si edhe..
FOTO GALERI/ “Profesioni” më i ri i Erion Veliajt…, imitues i Barack Obamas
/web/FOTO_GALERI_Profesioni_me_i_ri_i_Erion_Veliajt_imitues_i_Barack_Obamas_12063_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/