Organizata rinore e LSI, ka publikuar shpenzimet e festës së saj për Vitin e Ri. E vogël apo e madhe kjo organizatë, në festë padyshim ka pasur më shumë pjesëmarrës se të ftuarit e Erion Veliajt, në një nga dy dasmat e tija.
Ajo që vihet re nga transparenca e shpenzimeve të kësaj feste të LRI-së, mësohet se kjo festë kushtoi 730.920 lekë (të reja), diçka më lirë se 900.000 lekë (të reja) që kushtoi një nga dasmat e Erion Veliajt, sipas deklarimeve të tij publike. Kësaj shifre mund ti shtojmë edhe 900.000 lekë (të reja) të dasmës tjetër.
Llogaria është e thjeshtë, me dy dasmat e Erion Velaijt, të rinjtë e LRI-së mund të organizonin tre festa për Vitin e Ri.
Ndryshimi tjetër midis këtyre dy zijafeteve qëndron edhe në faktin e “burimit të të ardhurave”. Ndërsa për festën e tyre, të rinjtë e
LSI-së kontribuuan vetë, për dasmat e Erion Veliajt, “sponsor” ishte mamaja e tij…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/