Deputeti Tom Doshi nuk tërhiqet nga akuzat për shpifje ndaj deputetit të LSI-së Spartak Braho. “Deputeti Spartak Braho të dënohet për shpifje dhe të më dëmshpërblejë me 1 lek”, ka thënë Doshi ditën e sotme në Gjykatë për çështjen mes tyre. Ndërkohë, nga ana tjetër, Braho i ka kërkuar nga Gjykates që çështja të mbyllet dhe ai të shpallet i pafajshëm.
Tom Doshi ka ngritur padi ndaj Spartak Brahos për çështjen tjetër, atë të atentatit ndaj Doshit. Ky i fundit ishte thirrur të dëshmonte në Komisionin e Sigurisë për çështjen në fjalë vitin që shkoi por nuk u paraqit, duke dorëzuar një raport mjekësor.
Spartak Braho pati deklaruar në atë kohë se raporti ishte i falsifikuar. Kjo bëri që deputeti i përjashtuar i PS-së, të ngrinte padi për shpifje ndaj Brahos në Gjykatën e Lartë, ku kërkon dëmshpërblimin simbolik prej 1 lek nga deputeti i LSI-së, njëherësh kryetar i Komisionit të Sigurisë. Ndërkohë, prokurori i çështjes ka kërkuar që çështja të hetohet edhe më tej.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/