Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Brazil. Një burrë ka harruar të shoqen në një pikë karburanti. Burri, i quajtur Walter po udhëtonte drejt Argjentinës, pas pushimeve në Brazil, dhe kaloi rreth 100 kilometra deri sa kuptoi gabimin, raporton “Top Channel”.
Ai shkoi në tualet pasi kishte mbushur makinën e tij, por nuk e ka vënë re mungesën e së shoqes. 40-vjeçarja Claudia, e cila ishte në sediljen e pasme të makinës duke fjetur, hyri në dyqan për të blerë biskota në momentin që i shoqi shkoi në tualet.
Mirëpo, mungesa e gruas nuk është vënë re as nga i biri 14-vjeçar, i cili po luante me celularin e tij në sediljen e përparme të makinës.
Një oficer policie i tha mediave lokale se gruaja ishte shumë e zemëruar dhe menjëherë sapo ishte rikthyer i shoqi për ta marrë kishte filluar të shqelmonte makinën dhe t’i bërtiste atij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/