Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke drejtuar mbledhjen e grupit parlamentar demokrat ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shkelmuar konsensusin për reformën në drejtësi pasi synon kapjen e drejtësisë.
“Reforma në drejtësi është një nga detyrat më të mëdha për hapjen e negociatave me BE-në dhe vizioni ynë është për një drejtësi pa gjyqtarë e prokurorë të korruptuar dhe të pakapur nga politika”, ka deklaruar Basha.
Por kryeministri Rama, ka thënë ai, vazhdon të sfidojë vullnetin e Perëndimit për këtë reformë të rëndësishme.
“Edi Rama dhe kupola e tij vazhdojnë të shartojnë vullnetin europian me atë amerikan për reformën e drejtësisë. Rama dhe kupola e tij synojnë të kapin drejtësinë me një draft parafabrikat”, ka pohuar Basha.
Kreu i partisë më të madhe të opozitës ka bërë me dije se, PD do vazhdojë të insistojë deri në fund për konsensus mbi draftin e Komisionit të Venecias, i vetmi që sipas tij siguron një drejtësi të pavarur e larg pazareve.
Gjithashtu kreu i opozitës, Lulzim Basha ka përsshëndetur qëndrimin LSI-së për reformën në drejtësi. Por ai shtoi se do 5të donin që edhe PS të vijë sa më shpejt tek i njëjti qëndrim si një rrugëzgjidhje e vetme për ti hapur rrugë reformës.
“Rama dhe Meta kanë mosmarrëveshjet e luftës brenda llojit për ndarjen e llokmave të pushtetit, mosmarrëveshjet nuk janë parimore, ata kanë treguar se i bashkojnë numrat sapo i bashkojnë interesat e tyre, ne as varemi e as bëjmë qëndrimet tona në bazë të humoreve të tyre. Ne kemi zgjedhur konsensusin rreth platformës së Venecias, sot ekspertët tanë kanë cuar në kuvend propozimin e opozitës që do të dërgohet në Venecia. Çdo forcë politike kundërshtare që mbështet në qëndrimet e saj gjithëpërfshirjen dhe konsensusin bazuar mbi opinionin e Venecias i shërben zgjidhjes dhe përshëndetet prej nesh, qoftë PS, LSI apo çdo parti tjetër. Do të ishte absurde po të bënim ndryshe dhe këtu merr përgjigje dhe fushata primitive dhe e instrumentalizuar e të ashtuquajturit afrim të PD-së me LSI-në meqenëse kjo e fundit refuzoi si dhe ne draftin e njëanshëm të Ramës dhe po kërkon konsensus dhe përfshirje të opozitës. Ne përshëndesim këtë qëndrim të LSI-së. Do të donim që edhe PS të vijë sa më shpejt tek i njëjti qëndrim si një rrugëzgjidhje e vetme për ti hapur rrugë reformës. Të përqafojmë konsensusin siç bëmë me dekriminalizimin, të punojmë për reformat e mëdha, të përqafojmë konsensusin”- tha Basha.
“Ne e kundërshtojmë kapjen e drejtësisë nga qeveria sot dhe çdo qeveri që do të vijë nesër”, ka thënë më tej Basha.
Sa u takon zgjedhjeve, ka shtuar ai, PD është përgatitur dhe po vazhdon të përgatitet për të konkurruar me dyshen Rama-Meta. “Ata janë oligarkia, ne jemi demokracia, ata janë dështim ne jemi alternativë”, ka thënë Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/