FOTO & VIDEO/ Mjerimi dhe mungesa e energjisë elektrike në një familje...

FOTO & VIDEO/ Mjerimi dhe mungesa e energjisë elektrike në një familje invalidësh në Mirditë

76
0
Shares

Dhjetëra familje pa drita dhe në kushte ekstreme varfërie në fshatrat e Mirditës
Konstatimi është bërë nga deputetja Albina Deda ishte në fshatin Domgjon të Mirditës, ku varfëria, mungesa e energjisë dhe i ftohti e kanë bërë të pamundur jetën e dhjetëra banorëve. Në familjen e Gëzim Ndojit, me tre fëmijë të vegjël, mes të cilëve një foshnje tri muajsh, deputetja Deda pa mjerimin dhe mungesën e energjisë prej një viti, për shkak të pamundësisë së pagesave.
familja ndoj222Kryefamiljari Gëzim Ndoj invalid, me të shoqen të papunë thanë se e kanë të pamundur të përballojnë jetën e përditshme pasi pensioni i invaliditetit është minimal. Pamundësisë jo vetëm të këtij banori por dhe të tjerëve për të paguar debinë e dritave, i shtohet, sipas tyre edhe kërkesa për ryshfet e punonjësve të  OSHEE-së në Mirditë, për ti rilidhur energjinë.
familja ndoj11Deputetja e zonës Albina Deda tha se kjo qeveri e ka braktisur me arrogancë Mirditën dhe komunitetin e saj, duke mos bërë asgjë për familjet në nevojë.
Institucionet vendore, tha ajo, kanë lënë në mëshirë të fatit banorët tejet të varfër të kësaj zone duke i lënë dhe pa drita e kushte minimale të infrastrukturës.
familja ndoj1 (1)Deputetja Deda tha ndër të tjera se shteti duhet të gjejë sa më parë rrugët e subvencionit për pagesat e  energjisë dhe ndihmës ekonomike, në mënyrë që këto familje ti kthehen një jetese të përballueshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY