“Rrëzimi i pemëve ka bllokuar disa rrugë në Tiranë, Veliaj në fundjavë”

“Rrëzimi i pemëve ka bllokuar disa rrugë në Tiranë, Veliaj në fundjavë”

55
0
Shares

Institucionet e shtetit dhe drejtuesit e tyre, si gjithmonë me pushime, duke i braktisur qytetarët, tha sot Leonard Olli, drejtues i këshilltarëve bashkiakë të opozitës në Tiranë.

“Në njësinë nr. 6, në Kombinat, një pemë ka rënë prej disa orësh, duke zënë nën të një makinë, por strukturat e Bashkisë Tiranë dhe kryetari Veliaj shijon fundjaven, pas pushimeve të gjata te fillimvitit në Sri Lanka!

Një tjetër pemë, në afërsi te TEG ka bllokuar aksin nacional Tiranë – Elbasan, por askush nga institucionet përgjegjëse nuk ka shkuar në vendngjarje. Gjithçka në kolaps, me qindra automjete të bllokuara. Edhe pse reshjet janë në parametra normale, Shteti është dorëzuar dhe qytetarët janë lënë në dorë të motit dhe mëshirë te fatit!

Qytetarët vijojnë te mbeten me syte nga qielli dhe ti luten zotit ti ndihmojë, pasi ata qe u besuan me votë për te drejtuar qeverinë dhe bashkinë jane të fokusuar vetëm te mirëqenia personale”, përfundon deklaratën Olli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY