Reshje të dendura shiu dhe dëborë, izolohet veriu i vendit

Reshje të dendura shiu dhe dëborë, izolohet veriu i vendit

48
0
Shares

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problem në disa zona të Lezhës dhe Fushë Krujës. Vërshimi i ujërave të Lumit Mat si pasojë e shkarkimëve të hidrocantralit të Ulëzës dhe Shkopetit, ka vënë në rrezik edhe rrugën e Kombit. Gërryerjet e lumit i janë afruar trasesë së këtij aksi rrugor në afërsi të fshatit Skuraj.

Kjo situatë ka vënë në lëvizje autoritetet rrugore ndërkohë në vendngjarje ndodhen mjetet e firmës kontraktuse të cilat po punojnë për shmangjen e problemit.

Ndërkohë kanë mjaftuar vetëm pakë orë reshje shiu që lumi Ishëm në Fushë Krujë të dalë sërish nga shtrati duke përmbytur qindra hektar tokë bujqësore të mbellura. Përmbytjet më të shumta janë shënuar në zonën e fshatit Murqin dhe Mallkuç.

Deri tani mësohet se janë përmbytur rreth 200 ha tokë bujqësore e e mbjellur ndërsa 10 banesa janë të rrethuara nga uji.

Reshjet e borës kanë rinisur dendur në zonat malore, si në Pukë, Kukës dhe në zonën e Korces. Policia apelon për përdorim të ainxhirëve dhe kontroll të shpejtësisë për shkak të rrezikut të pranishëm.

Në zonën e Dardhës raportohet se trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 cm, ndërsa në Pukë deri në 12 cm.

Kukësi mbetet qark problematik sa here bora nis të shtrojë mirë. Raportohet se trashësia e dëborës ka shkuar në 10 cm në tunelin e Kalimashit. Mësohet se në aksin në Kukës-Shishtavec ka shkarje gurësh në fshatin Nimçe, ndërsa rruga momentalisht është e bllokuar.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY