“Korrupsioni i Beqës, i larmishën dhe në shumë fusha”

“Korrupsioni i Beqës, i larmishën dhe në shumë fusha”

83
0
Shares

Korrupsioni i Ilir Beqës është i larmishëm dhe i shtrirë në shumë fusha. Një nga faktet më skandaloze është rasti kur ai vetë, drejtpërdrejtë i ka dhënë firmës së tij INTECH plus, 85 milionë lekë, për instalimin e një programi tek Fondi i Detyrueshëm i Sigurimeve Shëndetësore, deklaroi sot deputetja e PD-së, Arbiona Halimi.

Eshtë një nga tenderat më të parregullt që kanë konstatuar audituesit, pasi jo vetëm kanë gjetur mungesë dokumentacioni, por firma e themeluar nga Ilir Beqa, ishte ofertuesi i vetëm.

Për më tepër, në krye të bordit të këtij Fondi, ai që merr vendimet, është vetë Ministri, Ilir Beqa.

Sipas burimeve zyrtare, edhe pse në këtë rast Beqa, i dha me firmën e tij, 85 milionë lekë firmës së tij, Intech plus, shërbimi as nuk është ofruar.

Sistemi i kontabilitetit Oracle, për të cilën Beqa i dha Beqës 85 milionë lekë, nuk funksionon.

Vjedhje e hapur, paratë janë dhënë, puna nuk është bërë.

Me gjithë këto rekorde skandaloze korrupsioni, Ilir Beqa vazhdon të fitojë zemrën e Edi Ramës i cili e ka caktuar së fundmi dhe kordinator për matjen e punës së qeverisë, përfundon deklarata e deputetes Halimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY