Shpesherë, politikanët shqiptarë, parapëlqejnë që të trajtohen apo t’iu shërbejnë si të ishin pashallarë.
Në fakt, nuk janë të pazakonta pamjet, kur në Parlament, për shembull, punonjësit e Gardës, të cilët me ligj duhet të mbrojnë sigurinë fizike të personaliteteve të larta, keqpërdoren për të mbajtur karrigen e kryeministrit apo të kryetarit të Kuvendit, për të hapur derën e makinës se tyre etj.
Pamje të ngjashme na mbërrijnë sot nga Elbasani, ku gjatë një Marshimi Kunder Diskriminimit me iniciativë të drejtuesve të komuniteteve fetare, deputetja socialiste Evis Kushi duket teksa e mban çadrën e saj vetë, ndërsa socialisti i vjetër Taulant Balla, ka privilegjin e një çadërmbajtësi gjatë gjithë kohës, për t’iu shmangur reshjeve të shiut. Nga ana tjetër Ambasadori Amerikan Donald Lu na shfaqet me një thjeshtësi të jashtëzakonshme në një takim me familjet rome ka vizituar ata nga afër, ka dëgjuar problemet e tyre dhe nga fotua shihet detaji që cadrën e mban vetë. Këto foto përcjellin një mesazh tepër të fortë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/