“Dhuna e ushtruar ndaj gazetarit, është tregues i qartë se ku janë...

“Dhuna e ushtruar ndaj gazetarit, është tregues i qartë se ku janë katandisur institucionet”

59
0
Shares

Partia Demokratike ka reaguar pas incidentit që ndodhi ditën e djeshme midis drejtorit të Teatrit Kombëtarë me Hervin Culin dhe gazetarit të abc neës Eni Shehu. Kreu i departamentit të Kulturës në Partinë Demokratike, Arben Skënderi tha se kjo është e pa tolerueshme dhe tepër e ulët. Sipas Skënderit dhuna e ushtruar ndaj gazetarit Eni Shehu, është tregues i qartë se ku janë katandisur institucionet tona. Gjithashtu ai tha se drejtorët janë të veshur me petkun e të plotfuqishmit dhe me bekimin e eprorëve të tyre shijne e luajnë me fatet e artistëve, i përçajnë e i trajtojnë ca te nënës e ça të njerkës.

Deklarata e plotë

Është e pa tolerueshme dhe tejet e ulët ajo çka ndodhi mbrëmjen e djeshme në Teatrin Kombëtar. Dhuna e ushtruar ndaj gazetarit Eni Shehu, është tregues i qartë se ku janë katandisur institucionet tona.

Drejtorë që sillen si bajraktare, shfrytëzojnë institucionet shtetërore në konflikt të hapur interesi për të realizuar karrierat e tyre. Të veshur me petkun e të plotfuqishmit dhe me bekimin e eprorëve të tyre shijne e luajnë me fatet e artistëve, i përçajnë e i trajtojnë ca te nënës e ça të njerkës.

Ndaj, akti i ulët i mbrëmjes së djeshme, nuk është i izoluar, por është kthyer në arrogancë institucionale, me presione psikologjike e me depersonalizim të çdo individi që devijon nga linja e Partise. Kjo është e rëndë, dhe i bëj thirrje Ministres Kumbaro, të marri në dorë situatën e të kryej detyrën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY