Dalipi rëfen bisedën me Bleonën: Isha me bashkëshorten kur më telefonoi, ja...

Dalipi rëfen bisedën me Bleonën: Isha me bashkëshorten kur më telefonoi, ja çfarë më tha

62
0
Shares

Mjeku i “fiksuar” me Bleonën, ka folur për lidhur me atë që ka ndjerë gjatë bisedës telefonike me kenëgaren, me të cilin donte të martohej e të kishte fëmijë.

“Në fakt nuk e prisja, dhe me të vërtetë lutjet e mia u plotësuan. Isha me bashkëshorten në shtëpi kur Bleona më telefonoi, dhe e gjithë biseda u bë në sy të saj”, thotë ai.

Më tej shton se Bleona më tha se ende është e lënduar nga ndarja me ish-burrin, Ganiun dhe nuk është gati për një lidhje të re, ndaj më kërkoi që të mos bëj më zhurmë si për të respektuar edhe privatësinë e saj. Ajo që i kërkova ishte një kafe me të, por më tha se me gjithë qejf do e kishte pirë një kafe me mua, por në momentin që më telefoi ndodhej në Aeroportin e Rinasit, pasi po kthehej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi festoi ndërrimin e viteve në Tiranë.

“Nga komunikimi ishte vërtet femër e veçantë, e kulturuar, e ëmbël dhe e logjikshme, duke më bindur dhe mua për përshtypjen që kisha krijuar në distancë për të. Jam gati që për Bleonën të bëj dhe një fluturim në SHBA, për ta takuar atje”, tha Dalipi.

Sa i takon reagimit të bashkëshortes në momentin e bisedës në telefon, ai tha se “e priti me qetësi, dhe nuk më shkaktoi asnjë problem pas mbylljes së telefonatës”. /Panorama Plus

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY