Balla: Klan mori dy leje ndërtimi nga Rama, prandaj ia fut Metës

Balla: Klan mori dy leje ndërtimi nga Rama, prandaj ia fut Metës

66
0
Shares

Drejtuesi i emisionit Top Story, Sokol Balla në një koment për javanews.al thotë se sulmet ndaj Ilir Metës ditët e fundit po i vijnë nga tv Klan dhe media e tjera rreth këtij televizioni si shërbim ndaj Ramës për dy leje ndërtimi që Frangaj ka marrë kohët e fundit.

“Prej aferës Doshi e deri tek mesazhet e tabulateve të Ismailajt, në kokën e Ilir Metës është ideja fikse, se po “ia fut” Rama. Deri diku, nuk ka faj. E para, sepse në plan afatgjatë, të dy duan të drejtojnë vetëm të majtën dhe vendin. E dyta, se Tom Doshi ishte deputet i PS, i afërt me Ramën, dhe jo shumë kohë më parë, protagonist në aksionin më të madh, apo atentatin më të madh politik kundër Metës, videon e janarit 2011. Afera CEZ, duket se u promovua jo vetëm nga kanale ndërkombëtare, por edhe nga kanale të administratës shtetërore. Televizioni Klan, dikur totalisht në shërbim të Ilirit, ka prej shtatorit që merret me këtë aferë thuajse çdo javë, dhe kjo koincidon me afrimin e tij me kryeministrin Rama, i cili ka firmosur dy leje ndërtimi për pronarin e tij, të famshmin Frangaj. Synimi? Baltosja e Metës dhe e LSI si formacion politik I korruptuar.

Deri tek Klan, Meta ka të drejtë. Emisioni investigative Stop, në puntatën e parë nxorri zbuluar një kre administrate, emerim i LSI. Ashtu si Fiksi në 2011, për Metën skenari është i qartë: Rama dikur bashkëpunoi me Topin, dhe tani me Klanin, për ta eleminuar politikisht. Analistë dhe lapsaxhinj të afërt me Klan, godasin sistematikisht çdo ditë Metën dhe bëjnë fakt përfshirjen e Ramës në konspiracionin kundër tij, ndërkohë që në emisionin kryesor politik të televizionit, me një temë të përgjithshme të hënën e shkuar, si rrëshqanthi dolën disa mesazhe mes Ismailajt dhe Metës, ndërkohë që prej muajsh ai shantazhohet për një video ku me gjasë feston me disa familjarë të biznesmenit të burgosur të DIA-s. Kjo, bashkëngjitur me distancën që komisioni i reformës në drejtësi mbajti nga LSI (ashtu si edhe ndaj PS, në fakt), bëri që Meta dhe këshilltarët e tij, të shohin një prej krijesave të kësaj reforme, trupës speciale hetimore anti-korrupsion, trupen speciale anti-LSI, duke plotësuar kështu teorinë konspirative të asgjësimit politik me autor Edi Ramën”, shkruan Balla.

Por në vijim të shkrimit Balla sheh me shqetësim sulmin ndaj Metës jo thjesht si përpjekje për eliminimin e tij politik por edhe për prishjen e koalicionit, që sipas tij duhet të qëndrojë në mos për tjetër “për hir të fëmijëve”.

“Por nëse paranoja e Metës është deri diku e sofistikuar, autorët e interesuar janë të tjerë dhe këta mjeshtra me ushqimin e kësaj paranoje, në fakt po realizojnë qëllimin e tyre: asgjësimin. Jo të Metës, por të koalicionit aktual qeverisës.

Që Edi Rama dhe Ilir Meta nuk kanë më dashuri mes tyre dhe se martesa e tyre politike është një martesë “konvenience”, nuk kanë pasur as ata të dy vetë asnjë dyshim që në sekondën e parë kur u riafruan në fund të vitit 2012. Të dy ama ishin të bindur se ishte vendimi i duhur, por kishin problemin e besimit tek njëri-tjetri. Kur më kanë pyetur u jam përgjigjur, se ribashkimi i tyre ishte si ribashkimi i dy të divorcuarve, që ribashkohen jo se duhen, por për të mirën e fëmijëve të përbashkët. Pavarësisht çfarë përfaqëson Rama në PS dhe Meta jashtë saj, të dy bashkë janë krerët e një familjeje të madhe dhe me traditë në politikë, por që fati i keq u solli në derë, që baballarët e radhës të jenë dy vëllezër tipikë shqiptarë, që harrojnë gjakun e përbashkët dhe vriten për një vijë uji. E njëjta gjë po ndodh edhe sot, por për më keq: të dy po mbysin qeverinë, për një pikë ujë”.

Balla ushqen argumentin se pas sulmit ndaj Metës nuk qëndron Rama por se është një konspiracion mes PD dhe medieve rreth saj.

Në mbrojtje të Metës pas publikimeve për afera të tjera korruptive janë edhe media të tjera si Tema. Por edhe në këtë rast mbrojtja nuk është për Metën por për koalicionin. Meta në këto raste është një viktimë e përpjekjeve të PD për të prishur koalicionin PS-LSI, sipas tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY