REFORMA NË DREJTËSI/ Spartak Braho: Ja ku ndahemi me draftin e PS,...

REFORMA NË DREJTËSI/ Spartak Braho: Ja ku ndahemi me draftin e PS, vërejtjet dhe propozimet e LSI

72
0
Shares

Deputeti i LSI-së Spartak Braho ka vlerësuar dhe përshëndes punën e ekspertëve dhe draftin e paraqitur.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Posaçëm të Drejtësisë, Braho ka apeluar për dialog dhe transparencë, duke vënë theksin te konsensusi.
“Duhet të jem në proces dialogu. Konsensusi është rruga e vetme, konsensusi profesional dhe jo i allishverisheve. Duhet të vazhdojmë dialogun. Dialogu bëhet këtu në tavolinë, jo duke ikur prej saj.
Paragjykimi reciprok i palëve është kthyer në paranojë”, u shpreh Braho.
Më tej ai renditi rezervat dhe pikat ndarëse me draftin e ekspertëve, si edhe disa vërejtje.

Ja ku LSI ndahet me draftin e Ekspertëve të Lartë

Sistemi karrierës duhet të jetë thelbi i reformës në drejtësi.
Duhet riparo mandati i institucioneve.
Duhet një riformulim tjetër për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Duhet riformuluar parashikimi për riorganizimin e Gjykatës së Lartë.
Riformulim për organizimin e Prokurorisë, duke e parë si një organ i unifikuar.
Riformulim për rritjen e rolit të ministrit të Drejtësisë.

Vërejtjet e LSI-së

Procesi të jetë konsensual.
Ndryshimet në kushtetutë të jenë minimale.
Reduktimi i institucioneve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY