LULZIM BASHA/ Referendumi e ka emrin zgjedhje te parakohshme

LULZIM BASHA/ Referendumi e ka emrin zgjedhje te parakohshme

74
0
Shares

Kush e quan pazar, konsensusin që kërkon komisioni i Venecias për reformën në drejtësi?
Tregtari i paskrupullt i politikës, spekulanti më i madh i pazareve më të pista në vend, ai që ka bërë pakt me krimin, themeluesi i aleancës së qelbësirave, ai që i zvarritej Nanos dhe i përkuljes Metës kur ia lypte nevoja dhe sa kalonte lumin ngrinte kurthe për ta, politikani që s’ka mbajtur një fjalë apo një premtim që ditën e parë e deri më sot.
E quan pazar konsensusin, njeriu që futi kriminelët në bashki, zyra publike e Parlament, erdhi me ta në pushtet e ndau pushtetin me ta.
E quan pazar konsensusin për drejtësinë, kumbari i pazareve me doganat dhe tatimet, me shullazët dhe habilajt, me tenderat dhe koncesionet, me papulët dhe carapulët, nushët e beqët.
Konsensusi që kërkon komisioni i Venecias, është rruga që e shpëton drejtësinë nga kapja politike. Konsensusi zhduk pazarin, është e kundërta e tij.
Pikërisht, kësaj i druhet Rama, ky është temjani që e tremb atë.
Sepse një drejtësi e pa kapur është problem serioz për këtë që ndau me CEZ-in 600 milionë euro, për këtë që ka dhënë mbi 360 milionë euro koncesione miqve të tij. Është problem drejtësia e pa kapur për përgjegjësin e 777 milionë euro vjedhje në tendera, për 400 milionë dollarë që u vodhën vjet në dogana.
Një drejtësi e pa kapur do të ishte në anën e Qamil Zelës, Llazi Nasit, Gjovalin Lazrit, Arif Dodës, Bruna Mekës, Mark Brahimajt, Fluturim Cukut e shumë qytetarëve që korrupsioni, padrejtësia, arroganca e qeverisë dhe bandave të Edi Ramës u mori jetën.
E po kështu, një drejtësi e pa kapur do të ishte problem për prengët, ndokët, bushët, roshët, pecët, ndonët e cubat e Edi Ramës, për kokëdhimët, tahirët, beqajt, ahmetajt e gjiknurët e për vetë kreun e bandës së 40 hajdutëve.
Dhe një drejtësi e pa kapur, do të zhvlerësonte armën diabolike që ka Rama, dosjet dhe shantazhet që mban për aleatin e tij Meta dhe kundërshtarët brenda partisë e të korruptuarit e politikës kudo qofshin.
Kjo është e tmerrshme për Edi Ramën, ndaj ai këmbëngul të kapë me çdo kusht drejtësinë, edhe pse ashtu si Venecia edhe opinioni vendas e ndërkombëtar kërkon të kundërtën.
Referendumi është vërtet një mundësi e shkëlqyer. Referendumi e ka emrin zgjedhje të parakohshme, shansi që qytetarët të cilët me kohë e kanë grisur kontratën me Edi Ramën, të japin gjykimin e tyre përfundimtar për qeverisjen e tij të dështuar, të korruptuar dhe kriminale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY