Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një tjetër person nga Lazarati i cili ishte shpallur në kërkim gjatë operacionit masiv antikanabis në muajin qershor 2014.
Gjatë një operacioni të zhvilluar nga ana e Seksionit Kundër Narkotikëve është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit Daut Çela, 65 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.
Ky person u ndalua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendim Nr. 21- 2015- 1182/234, datë 16. 06. 2015 e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg pasi në datë 24 qershor 2014 nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Lazarat u gjetën 24 thasë me peshë 458 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/