Kreu i FRPD-së një apel për të rinjtë e FRESSH

Kreu i FRPD-së një apel për të rinjtë e FRESSH

56
0
Shares

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka uruar të rinjtë e FRESSH në përvjetorin e 24 të organizatës së tyre, ndërsa ka adresuar edhe një apel.
“Të rinjtë socialiste duhet t’ia mbërrijnë sa më shpejt ditës, për tu bërë diga e ndërgjegjes së prishur nga shefi i tyre, të ngrenë zërin për vendin e të ardhmen e tij, e jo të kthehen në dekor sallash që mbushen me urdhër”, thuhet midis të tjerave në apeli e Këlliçit.

Mesazhi i plotë i kreut të FRPD-së

“Urimet më të mira për të rinjtë e PS në këtë përvjetor!
Sot, të rinjtë socialistë janë të thirrur në nevojën historike për tu maturuar e për të dhënë sinjale të forta se kanë tjetër model nga ai që predikon të kundërtën e asaj që bën. Të tregojnë sot, se modeli i tyre nuk është inkriminimi masiv e korrupsioni i shtrirë masivisht.
Nuk ka si të jetë ndotur ideali i të rinjve socialistë nga këto vite të mbrapshta që kanë injektuar me dhunë modelin e arrivizmit, e pasurimit të shpejtë, e kacavjerrës në poste, duke shkelur mbi parime e normat morale.
S’mund të jetë për ta model, kapja e forumit, për të kapur traun e doganës, e për të kapur karrigen e ministrit e kryetarit të bashkisë, thjesht e vetëm për para e pushtet.
Të rinjtë socialiste duhet t’ia mbërrijnë sa më shpejt ditës, për tu bërë diga e ndërgjegjes së prishur nga shefi i tyre, të ngrenë zërin për vendin e të ardhmen e tij, e jo të kthehen në dekor sallash që mbushen me urdhër. Unë e di që ka ende shpresë, se ka mes të rinjve socialistë shumë syresh që janë gati të marrin në dorë fatet e forcës së tyre politike, jo duke rendur pas intrigave të ulëta e përkuljes me çdo kosto, por duke ndjekur standarde evropiane”
.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY