Italiani vret shqiptarin nga xhelozia

Italiani vret shqiptarin nga xhelozia

75
0
Shares

Pasi i gjeti të dy në automjet pranë një fabrike ku kishin ndaluar, dhe u bind që shqiptari 39 vjeç kishte lidhje me bashkëshorten e tij. I verbuar nga xhelozia, Alesandro Palermiti, një fermer 54 vjeç, sulmoi disa herë me thikë shqiptarin për të cilin dyshonte se ishte i dashuri i bashkëshortes së tij. Ngjarja ndodhi orët e vona të së enjtes në një zonë të izoluar të komunës italiane Ariano irpino. Menjëherë pas sulmit, vrasësi mori bashkëshorten e tij dhe shkoi në shtëpi. Por pak para se të arrinte u ndalua nga një patrullë policie e cila e ndaloi për një kontroll dhe më pas e arrestoi. Hetuesit më pas zbuluan trupin e pajetë të shqiptarit në automjetin e tij tip Mercedes, identiteti i viktimës ende nuk bëhet i ditur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY