INCIDENTI/ Anija ushtarake greke shkel ujërat tona dhe kërcënon anijet shqiptare

INCIDENTI/ Anija ushtarake greke shkel ujërat tona dhe kërcënon anijet shqiptare

224
0
Shares

Foto Ilustruese

Një incident detar ka ndodhur në ujërat territoriale shqiptare. Anija e rojës bregdetare greke është futur brenda ujërave tona duke ndaluar anijen e peshkimit “Mario 1” të kompanisë “Fama” në Sarandë.
Mësohet se anija shqiptare ndodhej 1.3 milje larg ujërave greke dhe 1.6 milje larg Gjirit te Manastirit e 2.1 milje nga marina e Sarandës.
Efektivët grekë të anijes mësohet se kanë fyer e kërcënuar peshkatarët shqiptarë duke pretenduar se kishin shkelur ujërat greke.
Duke hasur kundërshtimin e peshkatarëve e sapo morën vesh nisjen drejt vendngjarjes të rojës bregdetare shqiptare, anija greke u largua.
Peshkarexha shqiptare “Mario 1” është kthyer në bazë. Kapiteni denoncon se ky është rast i përsëritur.
Pala shqiptare ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY