Gabimi fatal i autorëve, Prokuroria zbardh rrethanat e atentatit në Fier

Gabimi fatal i autorëve, Prokuroria zbardh rrethanat e atentatit në Fier

72
0
Shares

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar të gjitha pamjet filmike të bizneseve në autostradën Lushnje – Fier. Në ato tregohet rruga qe kane ndjekur autoret e atentatit ne Mbrostar, ku njeri prej tyre I arrestuar Ilir Memushaj, nuk ka lejuar makinën e viktimës të largohet derisa mbërritën ekzekutorët 
Në pamjet filmike që prokuroria ka sekuestruar nga bizneset në autostradën Lushnje – Fier, vlerësohet se dy makina morën  pjesë në atentatin në Mbrostar të Fierit.
Një “Audi” që drejtohej nga Ilir Memushaj aktualisht në gjendje arresti, dhe një “Toyota” e marrë me qira në Tiranë dhe që u gjet e djegur 1 km larg vendit ku u vra Granit Kasa dhe u plagosën kunati i tij Klement Kastrati dhe Elton Margariti.
Vendi i ngjarjes nuk mundëson pamje filmike sepse kamerat e të vetmit biznes që është aty, fabrika e miellit e kanë rrezen në krah të kundërt .
Por është saktësuar që Memushaj  shoqëronte “Benz”-in ku udhëtonte viktima dhe dy miqtë e tij.  Ai ka udhëtuar përpara makinës së viktimës për afro 8 km duke mos lejuar që “Benz”-i të parakalonte.
Ky supozohet si  gabimi fatal i autorëve në atentat, sepse të mbijetuarit e sulmit patën kohë të fiksonin targat e “Audi”-t.
Kur kanë mbërritur te “Mulliri i Artë”, Memushaj ka detyruar të ndaloje “Benz”-in ku udhëtonin viktima dhe miqtë e tij.
Ky ka qenë momenti kur persona të armatosur dolën nga “Toyota” që priste në anë të rrugës së vjetër Lushnje – Fier dhe qëlluan me breshëri automatiku duke vrarë granit kasën e plagosur Klement Kastratin dhe Elton Margaritin. Ma pas makina e tyre mori flakë në rrethana të paqarta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY