Bazuar në nenin 74, pika 1, të Kushtetutës dhe në mbështetje të neneve 42, pika 1, e 27, pika 5, të Rregullores së Kuvendit si dhe urdhrit nr. 2, datë 15. 01. 2015 të Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, në seancën plenare të datës 18. 01. 2016, ora 17.00, mblidhet sesioni i VI-të Parlamentar i punimeve të Kuvendit.
Rendi i ditës
1. Hapja e punimeve të Sesionit të VI-të.
2. Njoftimi i akteve normative të depozituara në Kuvend.
3. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 21.12.2015.
4. Njoftimi/miratimi i programit të punës së Kuvendit për periudhën 18 janar – 28 shkurt 2016.
5. Njoftimi/miratimi i kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 18 janar – 5 shkurt 2016.
6. Miratimi i kalendarit të paraqitjes në Kuvend të raporteve vjetore të institucioneve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj.
7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/