SHËNIM/ Rritet numri vrasjeve, shtohen dozat justifikuese të Saimir Tahirit

SHËNIM/ Rritet numri vrasjeve, shtohen dozat justifikuese të Saimir Tahirit

71
0
Shares

Vrasja për një pemë në një fshat të Kavajës, apo vrasje e dyfishtë pas refuzimit për ti dhënë nuse, në Shkodër, e bënin “ballëlartë” Saimir Tahirin, jo vetëm të justifikohej pse “nuk mund të gjendet përgjegjëse policia, në qoftë se dikush vret dikë për prerje peme! Nuk është e mundur! Apo nëse dikush vret dy vëllezër, se nuk mori grua! nuk është e mundur!”, por ti veshur justifikimit edhe një “argument” më shumë sipas të cilit “Të tilla ngjarje nuk parandalohen dot në asnjë vend të botës”.
Këtë deklaratë ministri i Brendshëm e bëri jo më larg se 5 janari i këtij fillim-viti në konferencën e shtypit.
Ditët rrodhën dhe vrasje të tjera, tashmë të tipit mafioz, ju shtuan rritjes së kriminalitetit për vitin 2016. Rrëmbimi dhe vrasja e një personi në Durrës, apo atentati në hyrje të Fierit, nuk i ngjanin vrasjeve për një degë plepi apo për një nuse të refuzuar… Por, gjithsesi edhe këto ngjarje nuk përbënin problem për Saimir Tahirin, i cili sot zgjodhi një tjetër justifikim, përballë rritjes së kriminalitetit. Sigurisht, faji këtë herë gjeografikisht ishte i gjithanshëm dhe i paanë…, por vetëm jo i policisë…
Dhe ndërsa Saimir Tahiri ftonte sot nga Vlora që ngjarjet e fundit nuk duhet të gjykojnë punën e policisë, justifikohej në “këshillën” ndaj gazetarëve sipas të cilës, “Mundohuni që gjykimit të punës së policisë ti jepni gjithë kuadrin e nevojshme, nga natyra e konflikteve shoqërore, te historiku i kriminalitetit, te padënueshmëria dhe riciklimi i kriminalitetit nga gjykatat”…
… A thua, se vrasja e dyfishtë në Shkodër për një nuse të refuzuar nuk kishte histori kriminalitetit, për të cilën policia, duket nuk kishte dijeni për derisa Tahiri  e justifikonte si të pamundur për tu parandaluar… Apo…, apo, pengvrasja në Durrës apo atentati i dyfishtë në Fier, ishin konflikte me bazë të natyrës shoqërore, me sa duket sipas ministrit, e ngjashme me atë të vrasjes së dy vëllezërve në Shkodër…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY